ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës 9 hours ago
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit 9 hours ago
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”? 9 hours ago
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë 9 hours ago
Titujt e Gazetave ne UK 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Eksperti: Grupet satanike kanë gjetur “parajsën” në Shqipëri

albnews by albnews
2 June, 2021
in Albania
0
Eksperti: Grupet satanike kanë gjetur “parajsën” në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Brenda një periudhë njëvjeçare, në vendin tonë janë regjistruar të paktën tre raste vetëflijimi në rrethana të dyshimta. Rasti i parë që tronditi opinion ishte ai i familjes Josufi në Kombinat, së fundmi ndërroi jetë në rrethana misterioze një 23-vjeçare Evgjeni Baxho.

E reja u tha se ndërroi jetë pas një infeksioni në dhëmballë, por në trupin e saj ishin vizatuar disa simbole më ngjyrë të kuqe. Një rast tjetër është ai që Anila Hoxha, tregoi në “Abc e Mëngjesit, 32-vjeçari Gerti S., që u gjet i pajetë në pyll, në pozicion lutjeje.

RelatedPosts

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

Arrestohet polici në Fushë-Krujë, AMP: Efektivi u kap në një parcelë me 65 bimë kanabis

Silvinjo pas fitores: Një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme

Këto raste, por edhe të tjera që ndoshta nuk kanë mundur të shfaqen në media, për Ervin Karamuçën ekspert i profilizimit kriminalistik janë pasoja të veprimtarisë së grupeve satanike në Shqipëri.

Sipas tij, këto sekte apo grupime okulte kanë gjetur një parajsë në Shqipëri, pasi informacioni këtu është i pakët ndërsa edhe vetë ekspertët që duhet t’i hetojnë janë në shumicën e rasteve të painformuar.

Duke folur për rastin e Evgjenisë, ai shpjegon: “Jam i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Alarm i madh është pasiviteti i policisë. Në raste të tjera, kemi parë viktima që kanë agjëruar dhe janë vetëflijuar. Duhet të ngrejë alarm edhe për krimet e mëparshme. Kanë filluar ta praktikojnë në Shqipëri, se jemi të prapambetur, kanë terren të pakufishëm për të abuzuar me të rinjtë me fëmijët.  Kanë penetruar persona të caktuar nëpërmjet këtyre sekteve për t’i bërë këto rite.”

Karamuça thotë se viktimat e këtyre grupeve satanike kanë sjellje të ngjashme dhe u bëri thirrje prindërve që të kenë kujdes me fëmijët nëse ndryshojnë sjellje.

“Ka një profilizim të viktimave. Tërheqja, ndryshimi i menysë së të ngrënit. Terma të pakuptueshëm në fjalor, ku flitet me simbole të caktuara. Djali nuk është vetëflijuar, është pjesë e një sakrifikimi. Kanë tendencë t’i bëjnë në vende të hapura. Djali nuk ka qenë vetëm.”

Eksperti thotë se në shënjestër të këtyre grupeve janë njerëz të rinj, pa mbështetje dhe me probleme ekonomike.

“Joshen shumë shpejt. Me një kurs anglishteje, me një celular.  Këto grupe janë të pamëshirshme. Nuk të falin, nuk të lënë të dalësh nga rrethi i tyre. Deep web, dhe dark web, regjistrohen aty për të marrë informacione sesi të bëhen ritualet. Të huaj vijnë në Shqipëri dhe gjejnë një parajsë.”

Ervin Karamuça shpjegon se rrethi i këtyre personave apo grupeve janë të pamëshirshëm, nuk falin dhe për ata që pendohen ose duan të largohet, fundi është tragjik.

“Janë të pamëshirshërm. Nuk të falin, nuk të lënë të dalësh nga rrethi i tyre.”

Për të marrë informacione rreth ritualeve ata mund të jenë duke përdorur “deep web” dhe “dark web.”

Dhe, sipas Karamuçës grupet e hetimit në Shqipëri nuk kanë njerëz të specializuar që të futen në këto rrjete për të investiguar. Ai u bën thirrje autoriteteve që rasteve të dyshimta t’u shkohet deri në fund, ndoshta me ekipe të specializuara në mënyrë që këto fenomene të frenohen në kohë, përpara se shifrat të jenë akoma më të larta./ ABC

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

12 October, 2025
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

12 October, 2025
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

12 October, 2025
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

12 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result