Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të dytë, Lilibet ‘Lili’ Diana Mountbatten-Windsor.
“Me një gëzim të madh princi Harry dhe Meghan, duka dhe dukesha e Susseksit, njoftojnë për botën mirëseardhjen vajzës së tyre”, njoftoi një zëdhënës.
Bebja u lind të premten më 4 qershor në orën 11:40 në Cottage Hospital de Santa Barbara, në Kaliforni.
Ajo peshonte 3,5 kilogramë.
”Mamaja dhe fëmija janë në gjendje të mirë dhe ndodhen tashmë në shtëpi”, tha zëdhënësi.
Foshnja është quajtur Lili për nder të stërgjyshes së saj, mbretëreshës Elizabeth II, pseudonimi i së cilës në familje është Lilibeth.
Emri Diana është për nder të nënës së Harryt, Diana Spencer, princesha e Uellsit.
“Mbretëresha Elizabeth II dhe familja ambretërore janë të mrekulluar nga lindja e vajzës së princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle”, deklaroi pallati Buckingham.
Kryeministri britanik, Boris Johnson u dërgoi urimet e rastit.