Para pak ditësh lajmi se Sergio Aguero para se të largohej nga Manchester City i dhuroi makinën e tij një punonjësi të stadiumit bëri shumë bujë. Fatlumi ishte Ally Marland i cili mori në dorë çelësat e makinës luksoze “Range Rover” nga sulmuesi argjentinas por tani kjo makinë është nxjerrë në shitje në Ebay. Kur Aguero i dha në dorë çelësat e makinës së tij, punonjësi i u shpreh se do të shkonte çdo ditë me një Range Rover në punë dhe se ishte pa fjalë për veprimin e Agueros të cilin nuk do ta harronte kurrë.
Por Marland dhe gruaja e tij Nicky kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për një makinë tjetër dhe kjo është arsyeja pse ata kanë vendosur ta vendosin makinën për shitje në internet. Ata synojnë të mbledhin më shumë se 26,500 euro dhe pesë përqind të kësaj shume do ta dhurojnë për Shtëpinë e Fëmijëve Derian House në Chorley, në qarkun e Lancashire.
Ndërsa kujtojmë se para pak javësh Barcelona konfirmoi nënshkrimin e Agueros, ndërsa ky i fundit tha se kishte qenë “ëndrra” e tij për të luajtur për këtë klub.
https://www.ebay.co.uk/itm/255008746434?hash=item3b5fb4abc2:g:zJQAAOSw6Cpgvj0d
Burimi:themirror