Banka Botërore ka refuzuar një kërkesë të El Salvadorit për të ndihmuar në zbatimin e Bitcoin si monedhë zyrtare.
Huadhënësi ndërkombëtar përmendi shqetësimet mbi transparencën dhe ndikimin mjedisor të minierave të Bitcoinit.
Më parë këtë muaj, vendi i Amerikës Qendrore njoftoi planet për t’u bërë kombi i parë që miraton zyrtarisht monedhën dixhitale.
Ai synon të përdorë Bitcoin si para së bashku me dollarin amerikan.
“Ne jemi të përkushtuar për të ndihmuar El Salvadorin në shumë mënyra, duke përfshirë transparencën e monedhës dhe proceset rregullatore”, i tha një zëdhënës i Bankës Botërore agjencisë së lajmeve reuters.
Javën e kaluar, El Salvador u bë vendi i parë në botë që klasifikoi zyrtarisht Bitcoin si një monedhë të ligjshme.
Kongresi miratoi propozimin e presidentit, Nayib Bukele për të përqafuar kripto monedhën. Ligji i ri do të thotë që çdo biznes duhet të pranojë Bitcoin si mjet ligjor për mallra ose shërbime, përveç nëse nuk është në gjendje të sigurojë teknologjinë e nevojshme për të përpunuar transaksionin.
Ekonomia e El Salvadorit mbështetet shumë në dërgesat e parave, ose paratë e dërguara nga jashtë, të cilat përbëjnë rreth 20 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit (PBB)
Më shumë se dy milion salvadoreanë jetojnë jashtë vendit, por vazhdojnë të mbajnë lidhje të ngushta me vendin e tyre të lindjes, duke dërguar më shumë se katër miliardë dollarë çdo vit.