Haradinaj: Srebrenica, akt barbar i një regjimi mizor

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 24 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, tha se nderojnë me respekt mijëra viktima civile, fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur.

“Kjo masakër, na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor. Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan nga regjimi i Millosheviqit dhe vartësve të tij, mbeten njolla të pashlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar”, shkroi Haradinaj.

Ai theksoi se sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre.

Share This Article