“Po bëjmë përpjekje maksimale”, Albin Kurti pyetet nëse do t’i japë votat për Osmanin Presidente

Share

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të bëjmë përpjekje maksimale para vazhdimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit. 

Pyetjes së gazetarëve a do të kemi President, Kurti iu përgjigj: “Po bëjmë përpjekje maksimale, tash ta shohim a po vijnë deputetët e opozitës”. I pyetur a do ta zgjidhni Vjosa Osmanin në krye të shtetit për një mandat të ri, Albin Kurti refuzoi të japë një koment.

Seanca e thirrur për në orën 10:00 ende nuk ka nisur.  Të hënën, në votimin e parë morën pjesë më pak se 80 deputetë. Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, ku Rushiti mori 63 vota në raundin e parë, ndërs Hoxha asnjë votë. 

Partitë opozitare bojkotuan seancën duke e konsideruar anti-kushtetuese nisjen e mbledhjes pa praninë e 80 deputetëve në sallë.

LDK ka propozuar si kandidate për Presidente Vjosa Osmani, e cila dorëzoi më 4 prill mandatin e saj 5-vjeçar në krye të shtetit, por gjasat që emri i saj të pranohet nga “Vetëvendosja” duken të vogla.

Në rast se sot nuk zgjidhet një President i ri deri në mesnatë Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme. 

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit