ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën 5 hours ago
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim 6 hours ago
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja 6 hours ago
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 6 hours ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Plazhi i mbushur me pushues të Velipojës, Qytetarët: Det dhe rërë e mrekullueshme, vijmë çdo vit

albnews by albnews
3 July, 2021
in Albania
0
Plazhi i mbushur me pushues të Velipojës, Qytetarët: Det dhe rërë e mrekullueshme, vijmë çdo vit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Plazhi i Velipojës, ndër plazhet më të preferuara në veriperëndim të vendit, qoftë edhe për shkak të cilësive kurative të rërës, frekuentohet çdo vit nga qindra mijë pushues nga brenda dhe jashtë kufijve. Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.

ATSH ishte pranë plazhit të Velipojës, për të  biseduar me pushuesit të cilët edhe këtë vit kanë zgjedhur rërën e mrekullueshme dhe ujin e pastër të këtij plazhi. Disa prej tyre thonë se jo vetëm që kanë shumë vite që pushojnë në këtë plazh por që as që do ta ndërronin atë me një zonë tjetër.

RelatedPosts

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Grupi i ATSH-së ishte në Velipoj për të vëzhguar nisjen e sezonit turistik. Plazhi ishte mbushur plot me pushues të cilët thanë se ndihen vërtet të kënaqur nga mënyra e organizimit dhe funksionimit në këtë zonë të bregdetit. Ata e konsiderojnë një vend shumë të përshtatshëm për pushime familjare.

“Është shumë mirë dhe bukur, koha është e mirë. Pushues ka mjaft dhe kemi ardhur me familjen. Do pushojmë 6 ditë, ne kemi ardhur të dielën. Vijmë  nga komuna e Istogut, të Kosovës. Vijmë çdo vit, vetëm vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Na ka mbetur merak vitin e kaluar që nuk mundëm të vinim. Është edhe deti edhe rëra shumë e mirë. Vijmë me anëtarët e familjes dhe na duket shumë mirë. Mikpritja është e mirë. Koha ka qenë e mirë dhe mendoj se edhe pushues të tjerë ia vjen të vijnë në Velipojë”, u shpreh një pushues.

Pushuesit nga Kosova janë pjesa më e madhe e atyre që vijnë në Velipojë. Një tjetër element i rëndësishëm në këtë plazh, është edhe hapsira e plazheve publike dhe pa pagesë ku qytetarët mund të vendosin çadrat e tyre personale pa asnjë lloj detyrimi.

“Po, po kënaqemi, është vend shumë i mirë, i shkëlqyer. Sot është e pesta ditë dhe do të qëndrojmë 10 ditë të paktën. Vend më të mirë se këtu nuk ka. Rëra është e mirë, deti i mirë, hapësira është e mjaftueshme dhe banesa ka sa të duash. Ne vijmë nga Kosova. Kam marrë çadrën time. Kam parë që ka hapësirë të mjaftueshme.  Kjo këtu është hapsirë publike dhe e shfrytëzon çdo qytetar. Si zakonisht ne e vendosim çadrën këtu dhe s’ka problem”, shprehet një tjetër qytetar për ATSH.

“Jemi duke e shijuar jashtëzakonisht shumë bukur. Plazhet janë të bukura si Karaibet. Edhe deti dhe rëra është e pastër. Jemi nga Kosova. Unë kam 6 ditë dhe do t’i bëj 10 ditë pushime. Nuk e ndërroj Velipojën. Asgjë nuk na ka munguar, janë shumë korrekt. Këtu është hapësirë publike dhe çdo ditë vendosemi këtu me gjërat tona”, shprehet një tjetër.

Sa i përket kushteve dhe çmimeve që ofron zona e Velipojës, turistët janë vërtet të kënaqur pasi e konsiderojnë atë një zonë ku nuk abuzohet me çmimet dhe pjesa e shpenzimeve është mëse e justifikueshme.

“Kemi  7 ditë këtu dhe do të rrijmë edhe 7 ditë të tjera. Vijmë çdo vit se na pëlqen. Uji i pastër, rëra. Vijmë nga Kosova dhe kemi 10 vjet që vijmë. Kushtet janë shumë të mira dhe çmimet s’janë të larta. Çdo ditë marrim këtu dhe rrimë sepse nuk mund të rrihet në diell”, tha një tjetër./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

6 October, 2025
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

6 October, 2025
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

6 October, 2025
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result