ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani 1 hour ago
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord 1 hour ago
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona 2 hours ago
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj 2 hours ago
Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Plazhet mahnitëse të Shqipërisë

albnews by albnews
25 July, 2021
in Albania
0
Plazhet mahnitëse të Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria është e njohur për vendet e saj arkeologjike, kështjellat dhe plazhet e virgjëra me pamje mahnitëse dhe ujëra të kristaltë, vendi i duhur për të planifikuar pushime të përsosura sipas dëshirave tuaja

Plazhi i Pasqyrave – Sarandë

RelatedPosts

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Ryanair po “braktis” Spanjën – Shqipëria mund të përfitojë

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Ky plazh është një nga të preferuarit e vendasve, me shumë restorante me çmime të përballueshme dhe një mjedis të përsosur mesdhetar.

Ai është një nga vendet më të mira për plazh në Shqipëri, me një vijë bregdetare që krijon sfondin ideal për foto që do të mahnitin familjen dhe miqtë tuaj.

Plazhi i Ksamilit – Sarandë

Ai është një nga plazhet më të mira në të gjithë Evropën, me ujëra të kristaltë të bruztë, një bregdet piktoresk me rërë të bardhë dhe pamje mahnitëse.

Plazhi rekomandohet veçanërisht për not për shkak të ujit të tij të pastër dhe pothuajse gjithmonë të qetë.

Disa nga aktivitetet e shumta që mund të shijoni këtu janë eksplorimet nënujore, ski me motorë uji, shëtitje me varkë, kajak.

Mos harroni të eksploroni ishujt e vegjël të pabanuar pranë tij.

Plazhi i Dhërmiut – Himarë

Plazhi i Dhërmiut, afërsisht një kilometër i gjatë, është një vijë bregdetare e këndshme me guralecë dhe ujë të pastër blu, fantastike për not.

Ai është shumë i frekuentuar gjatë kulmit të stinës së verës.

Plazhi i Borshit

Ai shtrihet për shtatë kilometra dhe është vija bregdetare më e gjatë në Shqipëri, me pamje të pafundme të detit Jon.

Nëse kërkoni vendin e përsosur për të shijuar pushime në paqe, Plazhi i Borshit është opsioni juaj më i mirë.

Gjithashtu, mundohuni të gjeni kohë për të vizituar Kështjellën e Borshit, një kështjellë madhështore që do t’ju kthejë pas në kohërat mesjetare.

Plazhi i Gjipesë – Himarë

Plazhi i Gjipes është një vijë bregdetare e vogël, por e bukur, ideale për plazhistë aventurierë.

Nëse ju dhe miqtë tuaj ju pëlqen të eksploroni natyrën, merrni parasysh plazhin e Gjipesë për udhëtimin tuaj të ardhshëm.

Dalja në plazh është një aventurë më vete, sepse mund të hyni në këtë vijë bregdetare të pacënuar vetëm duke ecur ose duke vozitur me kajak.

Plazhi i Golemit

Ai është një nga plazhet më të njohura në Shqipëri dhe vija e dytë më e madhe bregdetare në vend.

Në formë gjysmëhëne, ai ofron një sfond gjelbërimi të harlisur dhe plazh me rërë të bardhë.

Plazhi i Golemit është plazhi më i sigurt për fëmijët. Në krahasim me plazhet e tjera shqiptare, ai ka një vijë bregdetare me rërë dhe me një pjerrësi të butë. Uji është i cekët dhe relativisht i qetë, ideal për fëmijët më të vegjël.

Plazhi i Orikumit – Vlorë

Plazhi i Orikumit është një vijë e bukur bregdetare, me ujëra të kristaltë dhe bregdet zhavorri.

Ai është një nga të preferuarit e vendasve dhe turistët për not dhe shëtitje me varkë.

Kjo vijë bregdetare është, gjithashtu, vendi ideal për jahtin tuaj, ndërsa lundroni në Detin Jon ose eksploroni shpellat pranë zonës.

Plazhi i Jalës – Himarë

Ai është një nga plazhet më të bukura në vend, që tërheq turistë nga pjesë të ndryshme të botës.

Ky plazh është i përsosur për fotografi.

Ka shumë gjëra që mund të bëni kur shkoni me pushime në Plazhin e Jalës: mund të relaksoheni në breg dhe të shijoni detin ose të bëni aktivitete argëtuese, si kajak, zhytje, shëtitje me varkë për të eksploruar shpellat aty pranë dhe plazhet e fshehura.

Plazhi i Palasës – Himarë

Ky plazh është i njohur për banjot e diellit për shkak të bregdetit të gjerë.

Uji atje është i pastër kristal, i përsosur për not dhe zhytje.

Gjithashtu, mund të ndani çaste romantike ndërsa shikoni perëndimin e diellit nën një sfond piktoresk.

Kur të vizitoni Plazhin e Palasës, bëni një udhëtim në Parkun Kombëtar të Llogarasë aty pranë, i përsosur për adhuruesit e natyrës.

Plazhi i Bunecit – Himarë

Plazhi i Bunecit njihet për një vijë bregdetare të paprishur, fantastike për ata që kërkojnë një atmosferë më të qetë.

Ai ofron një ambient më intim, ideal, nëse po kërkoni një mjedis pa stres, larg zhurmës së qytetit.

Këtu, mund të shijoni banjo në diell, të bëni shumë fotografi me familjen ose miqtë tuaj, si edhe të notoni në detin Jon.

Plazhi i Lukovës – Lukovë

Ky plazh është i vogël në përmasa, por plot mundësi argëtimi, me një sfond të pasur me gjelbërim dhe ujëra të bruzta.

Kjo oaz i vogël ka kombinimin e përsosur të gjelbërimit të harlisur, një vijë bregdetare të bukur.

Plazhi i Lukovës ka shumë komoditete: nga shitësit që shesin ushqime të shijshme te një bar plazhi ku mund të shijoni pije freskuese dhe dushe për t’u larë pas një dite të gjatë.

Plazhi i Livadhit – Himarë

Plazhi Livadhi ka një vijë bregdetare me gurë të bardhë, peisazhe mahnitëse malore dhe ujëra si në një pishinë.

Ky plazh është i shkëlqyer për familjet, me aktivitete të panumërta tërheqëse, të tilla si shëtitje me varkë, jet-ski, kanoe, kajak.

Plazhi i Livadhit ka dy zona, Gonja në veri dhe Apelistra në jug.

Gonja ka dy formacione shkëmbore, ku mund të shijoni zhytjen nga shkëmbi në det, kurse Apelistra ka një shkëmb të famshëm me të njëjtin emër.

Plazhi i Drimadhës – Himarë

Ky plazh është një nga më të mirët e më të vlerësuarit në Shqipëri.

Këtu mund të shijoni aktivitete, ku mund të kënaqet e gjithë familja, si një piknik në breg, foto në sfonde të bukura dhe not në ujërat e bruzta.

I ngjashëm me Plazhin e Livadhit, edhe Plazhi i Drimadhës ofron dy zona: njëra ka një bregdet me guralecë dhe zona tjetër është me rërë të artë.

Plazhi i Nartës – Vlorë

Plazhi i Nartës, i ndodhur brenda Lagunës së Nartës, është i këndshëm dhe me ujëra relativisht të qetë.

Nëse po kërkoni një bregdet për familjen, i përsosur për të dashurit tuaj dhe fëmijët e të gjitha moshave, atëherë merrni në konsideratë Plazhin e Nartës si destinacionin tuaj të ardhshëm.

Plazhi i Mangos – Sarandë

Ky plazh është mjaft i njohur nga vendasit me një bregdet i gjallëruar, me shumë hotele dhe bare plazhi.

Plazhi Mango shquhet për një jetë të gjallë nate, e shkëlqyer nëse doni të bëni diçka argëtuese pas perëndimit të diellit.

Ndërsa jeni në këtë plazh, bëni një udhëtim të shkurtër në Kështjellësin e Lëkurësit, disa minuta larg.

Plazhi i Potamit – Himarë

Plazhi i Potamit ndodhet në skajin verior të Gjirit të Himarës dhe është një nga plazhet më të mëdha në zonë.

Është një tjetër vijë bregdetare e njohur,  e përsosur për not dhe relaksim, me një bukuri natyrore dhe ujëra të kristalta, saqë mund ta shihni lehtë shtratin e detit.

Plazhi i Llamanit – Himarë

Plazhi i Llamanit është një thesar i fshehur mes maleve dhe detit, me një nga bregdetet më të mira në Shqipëri.

Këtu, ju mund të kaloni një kohë të mrekullueshme me familjen, miqtë ose partnerin tuaj, sepse ky plazh ofron aktivitete argëtuese dhe komoditete të ndryshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

16 September, 2025
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

16 September, 2025
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

16 September, 2025
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result