E rrallë! foshnja lind me embrion në stomak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një  ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Izrael, ku mjekët zbuluan një embrion në stomakun e një bebeje të porsalindur,  një rast tepër i rrallë që habiti stafin mjekësor.

Mësohet se bebja me embrionin në bark ka lindur në fillim të muajit korrik, në spitalin Assuta Medical Center. Raste të tilla të quajtura  “fetus in fetu’ ndodhin 1 herë në 500,000 lindje. 

Kontrollet dhe analizat në muajt e fundit të shtatëzanisë kishin identifikuar që stomaku i bebes ishte i zmadhuar. Pasi lindi mjekët kuptuan që foshnja kishte diçka në stomak .

E rrallë! foshnja lind me embrion në stomak

Duke bërë analizat dhe ekzaminimet e duhura mjekët ngelën të habitur nga diagnoza.

Menjëherë, ekipi me grupin e mjekëve specialistë kryen ndërhyrje kirurgjikale për të hequr embrionin nga barku i foshnjës. Operacioni rezultoi i suksesshëm  dhe  bebja gëzon shëndet të mirë.

Mjekët thanë  se embrioni nuk ishte plotësisht i zhvilluar. Bebja  dhe nëna e saj, e cila ka dhe  tre fëmijë të tjerë, tashmë janë larguar nga spitali dhe ndodhen në shtëpi.

Share This Article