Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë së shtunës. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 5.252 testime, 410 kanë rezultuar pozitivë, duke çuar numrin e të infektuarve në 135.550.
MSH-ja njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 46 pacientë, derisa në total numri i të shëruarve është 130.634.
Numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri është 2.463, ndërsa aktualisht janë 2.453 raste aktive.