Bashkimi Europian ka njohur certifikatën shqiptare te vaksinimit anti-Covid.
Megjithatë Ministria e Shëndetësisë e sqaron se do të jenë politikat e secilit shtet për të lejuar ose jo hyrjen e qytetarëve shqiptarë në territorin e tyre.
Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Eugena Tomini në një intervistë për edicionin e lajmeve në Rtv Ora, thotë se qytetarët shqiptarë që kanë shkarkuar certifikatën para datës 15 shtator duhet ta ri-shkarkojnë, në mënyrë që të jenë të pajisur me “bar-code” e kërkuar nga BE-ja.
Çfarë ka ndryshuar te pasaporta e gjelbër dhe çfarë duhet të bëjnë ta persona që e kanë marrë më herët këtë pasaportë?
“Të gjithë shtetasit shqiptar mund ta shkarkojnë sërish certifikatën nga e-Albania, përveç faktit të dy ndryshimeve të bar-code dhe të qendrimit të firmës brenda këtij niveli sigurie. Që nga data 15 ka ndryshuar konfiguracioni i certifikatave për të qenë i përputhshëm me parametrat europiane.
Certifikata e njohur nga Bashkimi Evropian përfshin disa vaksina që janë bërë edhe në vendin tonë.”