Manchester Unitedi ka arritur të kthehet te fitorja, duke e mposhtur të dielën në udhëtim West Hamin me rezultatin 2:1.
Tri pikët “Djajve të Kuq” në fund të ndeshjes ua siguroi sulmuesi, Jesse Lingard. Fare në fund penallti ndali portieri i Unitedit, David de Gea.
Vendasit në epërsi i kaloi sulmuesi egjiptian, Mohamed Benrahma. Ai shënoi në minutën e 30-të për 1:0.
Por pesë minuta më vonë Cristiano Ronaldo arriti të barazoi shifrat në 1:1. Ky ishte goli i tretë në dy paraqitje në Premier League për Ronaldon.
Në minutën e 89-të, Lingard realizoi një gol të bukur për rezultatin 2:1.
Në fund të ndeshjes vendasit nuk arritën të shënonin nga pika e bardhë, pas lojës me dorë në zonën e Unitedit.
I inkuadruari në kohën shtesë për të goditur penalltinë, Mark Noble, nuk arriti ta mposht portierin David de Gea, që priti me sukses gjuajtjen e tij.
Unitedi ka 13 pikë pas pesë ndeshjeve ndërsa West Hamit tetë sosh.