Rey Manaj debuton me fitore te Spezia

albnews
By
1 Min Read

Spezia ka arritur të marrë fitore të rëndësishme në udhëtim te Venezia, duke e mposhtur me rezultatin 2:1, të dielën në kuadër të Serie A.

Në pjesën e parë mysafirët shënuan me anë të Simone Bastonit në minutën e 13-të.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në 45 minutëshin e dytë vendasit barazuan rezultatin me Pietro Ceccaroni.

Në minutën e 70-të të ndeshjes u inkuadrua sulmuesi shqiptar, Rey Manaj. Për Manajn kjo ishte ndeshja e parë për Spezian.

Në minutat shtesë të ndeshjes mysafirët siguruan fitoren me golin e shënuar nga Mehdi Bourabia.

Share This Article