Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli ka zyrtarizuar fraksionin brenda selisë blu. Në kulmin e tensioneve mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ai ka prezantuar lëvizjen e quajtur “Iniciativa Demokratike”.
“Qytetarët kërkojnë propozim, alternativë, kërkojnë besim dhe ne jemi të vendosur për të kontribuuar me të gjitha energjitë tona,” tha Kadilli.
Kadilli thekson se përplasja po shkatërron fuqitë politike të PD ndaj dhe ka propozuar një alternativë të re.
“Të shfrytëzoj të gjitha energjitë dhe talentet e pashfrytëzuara të kësaj partie,” tha ai.
Në bërjen publike të nismës kanë marrë pjesë figura të njohura të partisë demokratike të cilët kanë nënvizuar nevojën për reflektim.
“Vlerësoj se ndërmarrje të tilla të këtij karakteri e pasurojnë dhe janë një vlerë e shtuar për PD.”
“E mbështes sepse së pari e ndjej të nevojshme plotësimin e një vakumi.”
Tashmë ish kryetari i PD Sali Berisha ka nisur turin e takimeve në rrethe për të kërkuar mbledhjen e kuvendit të jashtëzakonshëm. Pas përjashtimit nga grupi parlamentar Basha ka refuzuar këtë nismë./OraNews/