I riu shqiptar humb jetën në Itali

albnews
By
1 Min Read

​Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali mbrëmjen e së shtunës në Piacenza. 

Viktima, sipas raportimeve të mediave italiane, është 23-vjeçari Klodian Murrizi.

Mediat italiane raportojnë se përveç shqiptarit që humbi jetën, në mjet ndodhej edhe një person tjetër rreth 22 vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas mbërritjes së ekipit zjarrfikës në vendngjarje është bërë e mundur fikja e flakëve të zjarrit në mjet. Si pasojë e aksidentit është mbyllur autostrada për disa orë, por më pas situata është normalizuar.

Mediat italiane kanë publikuar foto të aksidentit dhe të riut shqiptar qëka hubur jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply