ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 4 hours ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 4 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 4 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 4 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për sigurimin e pronave

albnews by albnews
2 November, 2021
in Albania, Technologji
0
Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për sigurimin e pronave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sigurimet në pronë përbëjnë gjithsej rreth 12.8% të primeve totale të sigurimit në Shqipëri, në rritje të lehtë nga niveli prej 11.4% i një viti më parë.

RelatedPosts

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Tregu i sigurimit të pronës shfaqet më i përqendruar krahasuar me mesataren e tregut të sigurimeve. Të dhënat e AMF tregojnë se tre kompani sigurimesh zotërojnë rreth 78% të primeve totale të shkruara bruto nga ky produkt. Megjithatë, pjesa e tre kompanive më të mëdha ka pësuar një rënie krahasuar me një vit më parë, kur së bashku zotëronin mbi 82% të tregut. Kompania më e madhe në treg, Sigal, për 9 muajt e parë të vitit zotëronte rreth 40.9% të primeve të shkruara bruto, afërsisht në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. E dyta renditet Albsig, që mban 26.8% të tregut, në rënie nga niveli prej 29% i vitit të kaluar. Vijon Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group me 10.5%, edhe kjo në rënie nga niveli prej 11.8% i një viti më parë. Kompanitë e tjera, të marra së bashku zotërojnë vetëm rreth 22% të tregut për këtë produkt, megjithëse pjesa e tyre është rritur me katër pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Sigurimi i pronës është një produkt ligjërisht vullnetar, megjithëse pjesa më e madhe e kontratave lidhen me kreditë bankare, çka e bën faktikisht një produkt të detyrueshëm. Si rregull, bankat i ofrojnë huamarrësit mundësinë e zgjedhjes së kompanisë ku dëshiron ta sigurojë pronën që vendos si kolateral për kredinë. Megjithatë, duke qenë se për këtë produkt agjent shitjeje janë kryesisht bankat, një ndikim mund të kenë edhe komisionet e ofruara nga secila kompani. Kjo mund t’i bëjë bankat që t’i orientojnë klientët drejt atyre siguruesve që ofrojnë komisionet më të larta për to. Fakti që tregu ka një shkallë të lartë përqendrimi në pak kompani mund të shpjegohet edhe me marrëdhënien që ato kanë arritur të vendosin me bankat tregtare.

Mbështetur në të dhënat e AMF, deri tani në Shqipëri rezultojnë gjithsej rreth 38 mijë prona të siguruara. Megjithëse numri i kontratave të sigurimit është rritur me 11% krahasuar me një vit më parë, përdorimi i këtij produkti sigurimi nga shqiptarët ngelet në nivele të ulëta dhe i lidhur kryesisht me sigurimin e kolateraleve për kreditë bankare. As tërmeti i rëndë i nëntorit të vitit 2019 nuk ka sjellë një “shkundje” të mirëfilltë lidhur me rrezikun e dëmtimeve në pronë nga fatkeqësitë natyrore. Pas tërmetit, qeveria shqiptare u shfaq e orientuar për ta bërë sigurimin e pronës të detyrueshëm, nëpërmjet ngritjes së një skeme të posaçme që do të administrohej nga një kompani publike, sipas modelit që aplikohet në Turqi. Por, drafti i përgatitur nga AMF për këtë qëllim duket se është harruar sërish sirtarëve dhe qeveria deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë nismë ligjore për këtë qëllim./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result