Rreth 250 persona kanë protestuar në Selanik kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, përmes së cilës zgjidhet kontesti mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Protestuesit u mblodhën para Salës për koncerte derisa presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos merrte pjesë në koncertin që u organizua me rastin e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.
Demonstruesit shprehën pakënaqësitë e tyre sepse Pavlopulos nuk morri pjesë në debatin për Marrëveshjen e Prespës. Ata tentuan të shpërthejnë kordonin e policisë të vendosur rreth Salës, por policia është kundërpërgjigjur me gazë lotsjellës.