Presidenti Ilir Meta uroi sot 77-vjetorin e Çlirimit të vendit, nga pushtuesit nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë”, tha Meta, duke uruar këtë ditë të shënuar për shqiptarët.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare.
Përvjetorët e Çlirimit shënohen me homazhe tek përmendorja “Nënë Shqipëri” pranë Varrezave të Dëshmorëve.