Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka propozuar institucioneve të vendit të shpallin një ditë zie për vdekjen e senatorit Bob Dole.
Haradinaj të mërkurën ka bërë homazhe pranë bustit të tij në Prishtinë.
“Përulje me respekt para veprës heroike të Senatorit Bob Dole. Propozoj që institucionet e Kosovës, të shpallin ditë zie në nderim të tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Bob Dole ishte një prej mbështetësve të parë dhe më të mëdhenj të çështjes së Kosovës.