Real Madridi nuk dorëzohet për Mbappen

albnews
By
1 Min Read

Real Madridi po shpreson se do të arrijë ta transferojë Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germaini. Drejtuesit e klubit madrilen do të tentojnë transferimin e yllit francez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbappe nuk ka vazhduar ende kontratën me klubin francez dhe në qershor të këtij viti do të jetë futbollist i lirë. Madrilenët do të dërgojnë një ofertë gjatë janarit për Mbappen.

Madje, drejtuesit e klubit spanjoll në rast se nuk arrijnë ta realizojnë transferimin gjatë janarit do të kërkojnë ta bindin lojtarin të transferohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Share This Article