ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Videoja e deputetit laburist që shpjegon borxhin e Mbretërisë së Bashkuar me biskota grumbullon 3.3 milionë shikime 2 hours ago
‘Stimulim i vazhdueshëm, mbingarkesë me dopaminë’: si shpërthyen EsDeeKid dhe repi underground në Mbretërinë e Bashkuar në shkallë globale 2 hours ago
Studimi tregon se boshllëqet në statistikat e migracionit në Mbretërinë e Bashkuar pengojnë debatin publik dhe vendimet politike 2 hours ago
Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen 3 hours ago
Rritja e racizmit fajësohet për rënien e numrit të infermierëve të huaj që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjermania po shqyrton njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova

albnews by albnews
6 January, 2022
in Bota
0
Gjermania po shqyrton njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshilli Federal po shqyrton aktualisht një projekt-rregullore të re për lejet e drejtimit të automjeteve në Gjermani. Njëra nga pikat është edhe njohja e patentave shqiptare dhe kosovare. Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare për emigrantët me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet më e lehtë. Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) që të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e lejeve të drejtimit të automjetit, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Shqipëria, Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.

Cilat patenta njihen pa provime?

RelatedPosts

Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen

Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën 

Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë 

Sipas draftit qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që i përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik. Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori:  AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Kursime prej së paku 1000 Euro për çdo emigrant

Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani. Sipas rregullave të deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi. Konvertimi kushtonte deri në 1000 Euro, i tha DW, Xhevat Qerimaj, nga Autoshkolla Sieber në Stuttgart të Gjermanisë.

“Deri tani konvertimi i patentave nga këto dy vende kërkonte provime shtesë si në teori ashtu edhe në praktikë, plus edhe gjashtë orë ushtrim praktike. Në total ishin së paku 1 000 Euro”, thotë DW Xhevat Qerimaj. “Shumë prej emigrantëve të ardhur me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk e njihnin mirë gjermanishten nuk kishin shans të merrnin provimin teorik,” shtoi Xhevat Qerimaj për DW.

Një kërkesë e bërë dy vjet më parë nga ambasadat e Kosovës dhe të Shqipërisë në Berlin që provimet e lejeve të drejtimit të automjeteve të bëheshin – së paku përkohësisht –  në gjuhën shqipe u refuzua në dhjetor të vitit të kaluar.

Miratimi në shkurt?

Projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet më 26 janar në seancën e rregullt të Komisionit për Komunikime digjitale dhe Transporte, i thanë DW burime nga Këshilli Federal. Nëse nuk ka propozime për ndryshime, rregullorja mund të miratohet qysh më 11 shkurt, në seancën plenare të Këshillit Federal. Ndryshimet e propozuara kanë mbi bazë projekt-marrëveshje dypalëshe të Gjermanisë me Shqipërinë, përkatësisht me Kosovën, që pritet të ratifikohen menjëherë pas miratimit nga Këshilli Federal.

Çështja e njohjes së patentave për emigrantët residentë në Gjermani kishte shkuar deri në tryezën e ish-kancelares Angela Merkel. Thuajse në çdo të takim me krerët e vendeve përkatëse flitej për patentat. Diplomatët në Berlin thonë se ishte pikërisht angazhimi personal ish-kancelares që e përshpejtoi procesin./ DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Videoja e deputetit laburist që shpjegon borxhin e Mbretërisë së Bashkuar me biskota grumbullon 3.3 milionë shikime

Videoja e deputetit laburist që shpjegon borxhin e Mbretërisë së Bashkuar me biskota grumbullon 3.3 milionë shikime

5 December, 2025
‘Stimulim i vazhdueshëm, mbingarkesë me dopaminë’: si shpërthyen EsDeeKid dhe repi underground në Mbretërinë e Bashkuar në shkallë globale

‘Stimulim i vazhdueshëm, mbingarkesë me dopaminë’: si shpërthyen EsDeeKid dhe repi underground në Mbretërinë e Bashkuar në shkallë globale

5 December, 2025
Studimi tregon se boshllëqet në statistikat e migracionit në Mbretërinë e Bashkuar pengojnë debatin publik dhe vendimet politike

Studimi tregon se boshllëqet në statistikat e migracionit në Mbretërinë e Bashkuar pengojnë debatin publik dhe vendimet politike

5 December, 2025
Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen

Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result