ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper 14 hours ago
Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit 14 hours ago
Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018 15 hours ago
Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini 15 hours ago
Ndryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, por me udhëheqës të vjetër 15 hours ago
Next
Prev
Home Bota

2022: Viti vendimtar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

albnews by albnews
9 January, 2022
in Bota
0
2022: Viti vendimtar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Vlagyiszlav Makszimov

“Euractiv”

RelatedPosts

Incidenti/ Dronët i afrohen avionit të Zelenskyt në Dublin

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Qeveria e re në Bullgari duket e gatshme që të ndryshojë qasjen e saj në negociatat me Maqedoninë e Veriut rreth mosmarrëveshjeve gjuhësore dhe historisë, që çuan në veton e fortë të Sofjes kundër anëtarësimit të Shkupit në Bashkimin Evropian.

Së pari, presidenti bullgar Ruman Radev premtoi se vendi i tij do të ndryshojë sërish kushtetutën e tij. Shqipëria, fatet e së cilës janë të lidhura me rezultatin e negociatave Sofje-Shkup, gjithashtu është lënë në dhomën e pritjes të BE-së.

Disa vende anëtare të unionit, përfshirë Bullgarinë, sugjerojnë se përparimi i Tiranës në BE, duhet të shkëputet nga ai i Maqedonisë së Veriut. Nëse kjo ndodh, do të sjellë telashe të mëtejshme për Shkupin.

Ndërkohë, progresi në negociatat e anëtarësimit me Malin e Zi dhe Serbinë, të supozuara si vendet pararendëse të këtij procesi në rajon, po ecën me ritmin e një “breshke”, ndërsa mbi disa çështje nuk ka fare përparim.

Podgorica, që i ka çelur bisedimet e pranimit që në vitin 2012, i ka hapur të gjitha çështjet për  diskutim, të ashtuquajturit kapituj, por deri më sot ka arritur të mbyllë vetëm 3. Nga ana tjetër, Serbia arriti të hapë së fundmi 4 kapituj të rinj të fokusuar tek qëndrueshmëria, pas një ngecje 2-vjeçare.

Megjithatë, shumë ekspertë dhe zyrtarë në Bruksel, e vënë në dyshim përkushtimin e qeverisë serbe ndaj demokracisë. Një pengesë tjetër në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE, është dialogu i saj me Kosovën për të gjetur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për të normalizuar marrëdhëniet me këtë të fundit, një parakusht për pranimin e të dyja vendeve në union.

Për momentin, bisedimet nuk po çojnë askund. Ideja që shfaqet herë pas here e një bashkimi të mundshëm Kosovës-Shqipëri, vetëm sa po i përkeqëson më tej marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. Ndërkohë, në Kosovë ka një zhgënjim në rritje ndaj Brukselit, për mos mbajtjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Edhe Bosnje Hercegovina, gjendet në një kaos të vërtetë institucional dhe jo vetëm.

Muajt ​​në vijim do të shihet nëse vendi do të shpërbëhet, teksa njësia federative e Republika Srpska (RS) e dominuar nga serbët, miratoi pak javë më parë një udhërrëfyes për t’u tërhequr nga institucionet kryesore të përbashkëta, përfshirë ushtrinë, sistemin e taksave dhe gjyqësorin.

RS dhe Federata Boshnjako-Kroate, të dyja njësi shumë autonome, përbëjnë shtetin e Bosnje Hercegovinës së pasluftës së viteve 1990, me një qeveri qëndrore të dobët. S’ka nevojë të shtohet se BE-ja e kritikoi këtë lëvizje, ndërsa disa shtete anëtare, përfshirë Gjermaninë, po bëjnë tani thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër udhëheqësit serb Milorad Dodik.

Por zbulimet e fundit mediatike, se votimi i masave separatiste, që premtoi të miratojë brenda 6 muajsh projektligje për të zëvendësuar ligjet federale, ndodhi në një asamble legjislative që thuhet se u mbajt me bekimin e komisionerit të zgjerimit të BE, Olivér Várhelyi. Raportet mediatike mbi këtë fakt u cilësuan si “tronditëse” nga një diplomat në Bruksel që foli në kushte anonimati për “Euractiv”.

Së fundmi, Turqia mbetet një vend kandidat për në BE, por vetëm formalisht. Po vendet e tjera kandidate për në BE? Lista e kandidatëve është e gjatë, ku spikasin Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, të cilat së fundmi janë bërë bashkë për të përshpejtuar integrimin e tyre në bllok. Madje,Tbilisi njoftoi se po planifikon të paraqesë ofertën e anëtarësimit deri në vitin 2024. Megjithatë, ndërsa thirrjet për zgjerim do të bien në mënyrë të pashmangshme në vesh të shurdhër në Bruksel dhe në të gjitha kryeqytetet e BE-së, numri i atyre që kërkojnë sinqerisht që t’i bashkohen bllokut mund të fillojë të zvogëlohet. Në përgjithësi, mungesa e progresit mund të jetë i gjithë përparimi që mund të shpresojmë të regjistrohet në vitin 2022, në kuadër të procesit të zgjerimi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper

4 December, 2025
Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

4 December, 2025
Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

4 December, 2025
Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result