Forcat ajrore gjermane do te dergojne tre avionë luftarakë “Eurofighters” në Rumani në shkurt dhe mars, ndërsa vendet e NATO-s kërkojnë të rrisin praninë e tyre në Evropën Lindore si pjesë e një ngërçi me Rusinë.
“Qëllimi është të jemi gati për t’iu përgjigjur shpejt alarmeve në bashkëpunim me forcat italiane, raportuan sot forcat ajrore gjermane, “Luftwaffe”.
“Kontigjenti gjerman do të integrohet gjerësisht në kontigjentin italian. Ky koncept i ndërveprueshmërisë bën të mundur zgjerimin e shpejtë të një organizate ekzistuese të mbrojtjes ajrore me më pak stres për personelin.”
Misioni është planifikuar prej disa kohësh.