Vuçiq i tha ambasadorit rus se angazhohet për kompromis real me Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedës me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harçenko, tha se angazhohet për kompromis të vërtetë sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, porse nuk pret shpejt vazhdimin e dialogut midis Beogradit e Prishtinës, duke pasur parasysh situatën rreth taksës së Prishtinës ndaj produketeve serbe, dhe situatën në skenën politike të Kosovës, raporton FoNet.

Bocan -Harçenko citohet të ketë thënë se çështja e Kosovës është me rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit dhe se Rusia, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKVB është e gatshme të kontribuojë për një zgjidhje në suazat e të drejtës ndërkombëtare, citon kjo agjenci komunikatën e Presidencës së Serbisë.

Share This Article