Maskota Bing Dwen Dwen po bëhet një nga yjet më të mëdhenj të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Panda prej pelushi është kudo, duke vizituar ngjarjet, argëtuar fansat dhe duke shërbyer si pjesë e kujtimeve të këtyre Lojërave në forma të ndryshme.
Sportistët që kanë fituar medalje deri më tani, kanë marrë nga një maskotë menjëherë pas triumfit të tyre.
Panda prej pelushi që është mbrenda një guaske plastike thuhet se e përfaqëson akullin. Bing në gjuhën kineze do të thotë akull.
Versionet e maskotës Bing Dwen Dwen janë bërë tashmë suvenir i popullarizuar në Olimpiadën e Pekinit.
Pandat prej pelushi u shitën të hënën në shumë vende, ndërsa gjetkë blerësit janë të kufizuar për ta blerë vetëm një maskotë.
Shuey Rhon Rhon, një fëmijë me fanar kinez, është maskota e Lojërave Paralimpike që nisin muajin tjetër dhe ndonjëherë shfaqet me Bing Dwen Dwenin.
Fanari kinez është një simbol i lashtë kinez i lidhur dhe festën dhe shkëlqimin.