Pronari rus i ekipit të Chelseas, Roman Abramovich, raportohet se i është ndaluar në mënyrë efektive të jetojë në Britani të Madhe.
Miliarderi nuk është parë në Stamford Bridge, për muaj të tërë.
Ai tërhoqi aplikimin e tij për një vizë investitori britanik të nivelit 1 në 2018, ndërsa tani sipas The Sun, burime të larta të sigurisë tani thonë se nuk ka gjasa që 55-vjeçari të lejohet të jetojë përsëri në Britani.
Zyrtarët e imigracionit thuhet se janë nën udhëzime për ta bërë të pamundur që z. Abramovich – i cili zotëron një rezidencë 125 milionë paund pranë Pallatit Kensington – të vendoset në MB.
Rasti i tij thuhet se po trajtohet nga ‘Njësia e Rasteve Speciale’ të Home Office.
Ai mohon me forcë se është afër Kremlinit ose ka bërë ndonjë gjë që do të meritonte vendosjen e sanksioneve kundër tij – pasi Britania synonte të vendoste sanksione ndaj Rusisë në mes të tensioneve në rritje me Ukrainën.
Në vitin 2018, Abramovich u bë shtetas izraelit, duke e lejuar atë të hynte në Britani deri në gjashtë muaj.
Megjithatë, një burim i lartë i tha The Sun se çdo përpjekje e oligarkut për të aplikuar për një vizë të përhershme ‘pothuajse me siguri do të refuzohej’.
Abramovich ka një pasuri të vlerësuar prej 8.4 miliardë £.