Bajerni i Munihut “shtypi” Salzburgun me rezultatit 7-1, duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Robert Levandovski shënoi tri herë brenda 23 minutave, dy golat e parë me 11-metërsh, më pas i erdhi radha Gnabry-t në fundin e pjesë së parë.
Bayerni nuk e hoqi këmbën nga gazi as në fraksionin e dytë, me Thomas Muller që e tundi dy herë rrjetën, gjithashtu dhe Sane, ndërsa goli i Kjaergaard i vlejti vetëm për statistikë skuadrës austriake.