Qendra amerikane e Uraganëve e konsideron të kategorisë 5 stuhinë Dorian, thënë ndryshe niveli më i lartë.
Deri para disa orësh ajo ishte konsideruar e nivelit 4.
”Dorian po godet aktualisht ishujt Abaco në Bahamas me erëra me shpejtësi 260 kilometra në orë”, tha kjo qendër.
Autoritetet i kërkuan popullatës të gjejë strehime të sigurta.
Dorian po zhvendoset drejt bregdetit lindor amerikan në Florida, ndërkohë që autoritetet e meteorologjisë thonë se ai mund t’i drejtohet edhe shteteve të Xhorxhias apo Karolinës së Jugut./ATSH/