Perëndimi po luan më mirë shah se Rusia, të pakën në një drejtim…atë ekonomik. Lëvizja e radhës, i lejon Europës më pak varësi nga Federata në furnizimin me gaz. Pas refuzimit për të certifikuar “Nord Stream 2”, “unioni” i garantoi vetes 10 miliardë metër kub gaz, këtë të enjte, nga Gazsjellësi Trans Adriatik, i cili kalon edhe në Shqipëri.
Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it tha se kjo sasi mund të vijë duke u rritur në të ardhmen.
“Aktualisht, kemi mundësinë të arrijmë kapacitetin e plotë të transportit prej 10 miliardë metër kub në vit. Për më tepër, mund të shtojmë më tej kapacitet nëpërmjet ankandeve me afat të shkurtër.”
Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it shtoi se ky hap i parë e bën gazësjellësin një projekt të besueshëm për sigurinë europiane të energjisë.
“Transporti i sasisë së parë të gazit natyror prej 10 miliardë metër kub në Europë, rrit likuiditetin në tregjet e gazit dhe përforcon rolin e TAP si një transportues i besueshëm që mund të japë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë e energjisë në Europë”