Irlanda dhe Belgjika kanë zhvilluar një ndeshje miqësore, që është mbyllur me rezultat 2-2.
Kombëtaret po zhvillojnë ndeshje për të provuar lojtarët, ku edhe kjo përballje e fundit solli gola të bukur.
Belgjika kaloi e para në epërsi me golin e Michu Batshuayit që shënoi në minutën e 12-të.
Por vendasit barazuar gjithçka në minutën e 35-të, kur Chiedozie Ogbene barazoi në 1-1.
Edhe pjesa e dytë solli dy gola, për të dy skuadrat nga një.
Fillimisht belgët kthyen epërsinë me golin e Hans Vanaken o cili shënoi në minutën e 58-të.
Por për t’i barazuar shifrat u përkujdes Alan Browne që shënoi për 2-2.