Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab në një intervistë për mediat e huaja, ndërsa ka komentuar luftën në Ukrainë është shprehur mosbesues ndaj qëndrimit të presidentit rus Vladimir Putin.
I pyetur se sa besim ka qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në fjalët e Rusisë rreth një de-përshkallëzimi ushtarak, ai tha se jo shumë.
“Ne e gjykojmë makinën ushtarake ruse nga veprimet e saj dhe jo nga fjalët. Ka padyshim një skepticizëm se mund të rigrupohet për të sulmuar sërish në vend që të angazhohet seriozisht në diplomaci . Natyrisht që dera e diplomacisë do të jetë e hapur”, ka thënë ai.