Kontrata është gati, Lewandowski drejt transferimit te Barcelona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Robert Lewandowski mund të transferohet te Barcelona. Pavarësisht se sulmuesi ka nisur negociatat me Bayern për rinovimin e kontratës, sipas mediave iberike ai është një opsion real për “blaugranat”.

Arsyet e optimizmit lidhen me dy takimet që drejtuesit e Barcelonës kanë zhvilluar me menaxherin Pini Zahavi, i cili mbetet në kontakt të vazhdueshëm me klubin spanjoll. Për Lewandowski-n është gati kontrata 3-vjeçare me pagë 8 milionë euro neto në sezon, një ulje me 4 milionë krahasuar me atë që përfiton aktualisht te Bayern.

Polakut i përfundon kontrata me Bayern në qershor 2023 dhe bavarezët mund të jenë të detyruar ta shesin që në verë, për të mos rrezikuar të humbasin sulmuesin më të mirë të momentit pa përfituar asgjë.

Deri tani, këtë sezon, numri 9 i Bayern ka shënuar 31 herë në kampionat dhe 12 në Champions League, duke u konfirmuar edhe një herë një makineri golash.

Share This Article