Shkencëtarët në Kembrixh kanë rinovuar qelizat e lëkurës së një gruaje 53-vjeçare me ato të një 23-vjeçareje.
Qëllimi i këtij transplanti është zhvillimi i trajtimeve për sëmundjet që lidhen me moshën, si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurologjike.
Teknologjia është ndërtuar mbi teknikat e përdorura për të krijuar delen e klonuar Dolly më shumë se 25 vjet më parë.
Kreu i ekipit, Prof. Wolf Reich, i Institutit Babraham në Kembrixh, i tha BBC News se ai shpresonte që teknika mund të përdoret përfundimisht për t’i mbajtur njerëzit me shëndet të plotë ndërsa plaken.
“Ne kemi ëndërruar për këtë lloj gjëje. Shumë sëmundje përkeqësohen me kalimin e moshës dhe të mendosh për të ndihmuar njerëzit në këtë mënyrë, është super emocionuese”, tha ai.
Prof. Reich theksoi megjithatë se puna është në një fazë shumë të hershme. Ai tha se kishte disa çështje shkencore për të kapërcyer përpara se të mund të zhvendosej nga laboratori i tij në klinikë.
Sidoqoftë rinovimi i qelizave të lëkurës ishte një sukses dhe kjo përbën një hap kritik para në këtë çështje./Euronews