Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur gjatë ndeshjes Foggia – Catanzaro, me ultrasit e vendasve që kanë pushtuar fushën e lojës.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 6-2 për miqtë, teksa takimi është ndërprerë dy herë, për shkak së tifozët janë dyndur në fushë.
Ata kanë filluar të fyejnë dhe kanë tentuar të sulmojnë lojtarin e Catanzaros, Pietro Iemello, i cili dikur ka qenë pjesë e ekipit të tyre.
Një nga këto ndodhën pasi Lemello shënoi dy gola që në pjesën e parë, duke nxehur gjakrat e të pranishmëve.
Ndërsa ndalesa e dytë e ndeshjes ndodhi në momentin kur sulmuesi do të ekzekutonte një penallti, kur një tifoz hyri në fushë dhe u ndal nga sigurimi.
Teksa lojtari hoqi dorë nga penallti dhe u zëvendësua, por edhe në stol nuk u la i qetë.
Edhe pas golit të dytë të Foggias, pati rrëmuja, me arbitrin që u detyrua ta ndërpriste takimin derisa situata u qetësua plotësisht.