Me axhendën e boshatisur në mesjavë, lojtarët e Manchester United kanë shfrytëzuar datëlindjen e 28-të Eric Baily për të hequr disi vëmendjen nga rezultatet negative në Premier League, çka bëjnë që skuadra të ketë shumë pak shanse për një kualifikim në Championsin e sezonit të ardhshëm.
Kështu, Paul Pogba me Bruno Fernandes ishin ata që udhëhiqnin grupin e futbollistëve të Djajve të Kuq në rrugët e Manchester-it teksa nuk mungonte Rashford, Cavani apo edhe Lingard. Pak me vonesë grupit iu bashkuan edhe Mata, Sancho e Wan-Bissaka ndërsa në listë mungonte Cristiano Ronaldon.
Portugezi kishte zgjedhur të relaksohej me familjen në shtëpi, duke “injoruar” festën ndërkohë që luzitani është edhe në mes të një hetimi të hapur nga policia e Merseyside për shkak se në fundin e ndeshjes ndaj Everton i theu telefonin një djaloshi të vogël të sëmurë me autizëm.
Sakaq, në mediat britanike festa e datëlindjes së Baily ka shkaktuar shumë zhurmë dhe ka pasur kritika duke qenë se sezoni i United po shkon drejt dështimit në të gjitha frontet ndërsa lojtarët në fushë duken të paimpenjuar për të ndryshuar historinë.