Britania e Madhe ka ndaluar importet e havjarit dhe produkteve të tjera të nivelit të lartë nga Rusia ( siç janë produktet e argjendit) në kuadër të raundit të fundit të sanksioneve kundër Kremlinit.
Lajmi u konfirmua nga Departamenti për Tregti Ndërkombëtare pasditen e sotme.
Anne-Marie Trevelyan, sekretarja e tregtisë ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, tha: “Ne po shfrytëzojmë çdo mundësi që mundemi për të rritur presionin dhe për të izoluar ekonominë ruse. Masat do të shtrëngojnë vidat e ekonomisë ruse, duke mbyllur rrugët fitimprurëse të financimit për Vladimir Putinit.”