Papa Françesku takohet me Kryegjyshin Botëror, Baba Mondi në selinë e Shenjtë në Vatikan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Papa përmes një njoftimi.
“Prita në shtëpinë e Zotit, mikun tim nga Shqipëria, Baba Mondin. Rruga që do të duhet të përshkojmë është ajo e dashurisë. Të përpiqemi për mirëkuptim midis feve dhe paqe mes vendeve”, u shpreh Papa Françesku.
“Kombi juaj, është një shembull i paçmuar për vlerat e bashkëjetesës vëllazërore, ndërmjet besimeve që ekzistojnë në Shqipëri. Si shembull dhe thesar i çmuar i kombit shqiptar që duhet të ushqehet, kultivohet e të çohet përpara me përkushtim e bindje”, tha Ati i Shenjtë.
Papa inkurajoi gjithashtu harmoninë vëllazërore, që e përcjellin Komunitetet Fetare të Shqipërisë.
Kujtojmë se Papa Francesku “theu” traditën shekullore, ku udhëheqësit fetarë nuk shpreheshin me terma aq të afërt për njëri-tjetrin.