ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 2 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 2 hours ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kryetari i Senatit çek e quan punë koti idenë e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës

albnews by albnews
11 September, 2019
in Kosova
0
Kryetari i Senatit çek e quan punë koti idenë e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Sipas zëdhënësit të tij, Jiri Ovcacek, Zeman i bëri këto komente në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike. Unë nuk mund të imponoj pozicionin tim, por ajo që mund të bëj është që të jap një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërheqim njohjen” tha Zeman, duke iu referuar Kosovës.

RelatedPosts

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

Kryetari i Senatit çek, Jaroslav Kubera, tha se ideja e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është joreale.

“Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”, tha Kubera për portalin çek iDnes.

Sipas tij, Zeman i bëri komentet e tilla vetëm për t’iu pëlqyer serbëve.

Kosova është njohur nga Çekia në vitin 2008 – pak kohë pas shpalljes së pavarësisë – kur kryeministër i këtij vendi ka qenë Mirek Topolanek, ndërsa ministër i Jashtëm, Karel Schwarzenberg.

“Nëse një shtet njihet, ne nuk mund të themi më se nuk ekziston”, tha Schwarzenberg për portalin iDnes.

Sipas tij, Zeman duhet t’i pyesë futbollistët çekë nëse Kosova ekziston apo jo.

Kosova mundi Çekinë me rezultat 2:1, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të Futbollit, të shtunën.

Serbia, tash e sa kohë, thuhet se është angazhuar në një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën që të zmbrapsen nga një hap i tillë. Zeman foli me homologun serb, Vuçiq, për situatën në Kosovë, duke iu referuar në mënyrë të veçantë pozicionit të kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Tribunali i Hagës, kohë më parë, ka shprehur dyshime në lidhje me krimet e luftës të kryera nga përfaqësuesit e Kosovës dhe mendoj se për këtë arsye ka dhënë dorëheqje edhe kryetari i qeverisë. Më lejoni t’ju them mendimin tim personal: shteti që udhëhiqet nga kriminelët e luftës nuk duhet të gjendet në bashkësinë e vendeve demokratike”, tha Zeman.

Haradinaj iku nga pozita e kryeministrit të Kosovës në muajin korrik, pasi, siç ka thënë, ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Nuk është ende e qartë se për çfarë dyshohet Haradinaj.

Zeman, në Beograd, tha po ashtu se nëse “Serbia vazhdon në këtë drejtim, ajo do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por nuk do të jetë e para që nuk është në NATO”.

Vuçiq, në anën tjetër, i shprehu mirënjohje Zemanit veçanërisht për qëndrimin ndaj Kosovës dhe tha se “vetëm me kompromise mund të arrihet zgjidhja e problemeve”.

Kosova dhe Serbia aktualisht janë në një proces të ngecur bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve/REL.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result