• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Uncategorized
Europa e “mbyllur” dhe Ballkani i “hapur”

Europa e “mbyllur” dhe Ballkani i “hapur”

by albnews
10 June, 2022
in Uncategorized
0
4
VIEWS

Nga Lutfi Dervishi

Ku dallon “procesi i Berlinit” nga “Ballkani i Hapur”? Pse gjermanët thonë: “Procesi Berlinit” dhe jo “Ballkani i Hapur”? Pse jemi kaq shumë të fiksuar me këtë togfjalësh? Pse Kosova është kundër? Pse kryeministri i  Shqipërisë më shpesh takon Presidentin e Serbisë se Presidenten e Kosovës? A është “Ballkani i Hapur” më shumë Europë në rajon apo një kthim tek teza e vjetër serbe: “Ballkani, i ballkanasve?” Pse Lavrov mbështet “Ballkanin e Hapur”? (S)A e mbështet SHBA, Ballkanin e Hapur? A është e vërtetë se Europa na ka harruar, ka shpallur ditën e fejesës, por nuk po na sjell unazën? Ku është dallimi mes Procesit të Berlinit, minishengenit Ballkanik dhe Ballkanit të hapur?

Duken shumë pyetje për një term kaq “ekzotik” sa “Ballkani i Hapur”, por shumica e tyre një pyetje retorike!

Procesi i Berlinit: Pas anëtarësimit të Kroacisë në BE në vitin 2013, kur Këshilli Europian vendosi të bëjë një pauzë në procesin e zgjerimit, për të mos kaluar në pesimizëm, për të mbajtur gjallë perspektivën e anëtarësimit të vendeve të tjera të Ballkanit në BE dhe për të mbajtur premtimin e Selanikut në 2003 se e ardhmja e rajonit është në BE, Gjermania nisi Procesin e Berlinit, të finalizuar me Tregun e Përbashkët Rajonal. Autorësia e këtij procesi është në Berlin! Kjo dhe jo vetëm kjo është arsyeja që edhe kur është pyetur (ish)kancelarja gjermane në Tiranë, edhe kur është pyetur kancelari aktual në Berlin, përgjigjja ka qenë e njëjtë: mbështesim procesin e Berlinit!

Edhe sot në Prishtinë i pyetur për Ballkanin e Hapur, kancelari gjerman e bëri të qartë se asgjë nuk ka ndryshuar: “duhet ta them qartë se për ne prioritet të madh i japim Tregut të Përbashkët Rajonal që duhet të përparojë dhe çështje që janë brenda tij mund të zgjidhen dhe çohen përpara.”

A ka arritur rezultate ky proces apo ka dështuar?

Tregun e Përbashkët Rajonal e mbështesin 6 vendet e rajonit, thënë ndryshe: të gjithë. Ballkanin e Hapur e mbështesin gjysma e vendeve. Edhe SHBA thotë se mbështet proceset ku përfshihen dhe trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë.

Mbështetja te Procesi Berlinit nuk është vetëm me fjalë. Janë 1 miliardë euro si donacion dhe 10 miliardë euro kredi e butë. Projekti mbështetet nga Brukseli dhe SHBA.

Përveç ndihmës financiare është edhe komponenti integrues: Gjermania, motori i BE-se është interesuar për anëtarësimin në Union të vendeve të rajonit!

Për Tregun e Përbashkët Rajonal jo vetëm janë dakord 6 vendet, por kanë miratuar edhe një Plan Veprimi prej 25 pikash. (Takimi Sofies, 10 nëntor 2020.)

Kjo është arsyeja kryesore që Kosova thotë se nuk kemi nevojë për projekte që fotokopjojnë projektet ekzistuese.

Tregu i Përbashkët Rajonal është për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Të njëjtat gjëra “synon” edhe “Ballkani i Hapur”.

Nëse autorësia e “Tregut të Përbashkët Rajonal” është Berlini dhe Brukseli dhe mbështetja vjen jo vetëm me fjalë por edhe me fonde, Ballkani Hapur është me autorësi në rajon (Rama – Vuçiq) dhe mbështetja financiare vjen nga… ?

Rajoni ka nevojë për më shumë Europë. Bashkëpunimi dhe zerimi i problemeve me fqinjët është parakusht për anëtarësi në BE – por jo alternativë ndaj BE-së!

Hapja e negociatave është momenti i fillimit të transformimit të madh ligjor, infrastrukturor, madje edhe kulturor! Kosto e anëtarësimit në BE është e lartë! Pa mbështetjen e Brukselit ne mund të themi fjalë të bukura dhe batuta të paharrueshme, por rrezikojmë të humbasin rrugën në oborr!

Nuk ka asgjë të keqe thellimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, por të pretendosh se ke arritur momentin EUREKA me termin Ballkani i Hapur, është pak e tepërt.

Të thellosh bashkëpunimin do të thotë që të gjithë njohin dhe respektojnë njëri-tjetrin. Serbia dhe Bosnja nuk njohin Kosovën! Bosnja vetë është në ethe ekzistenciale!

A ka vërtet njeri që mendon se Ballkani i Hapur do të zgjidhë problemet e pambyllura në rajon?

Të thuash se Europa nuk po na hap derën, ndaj ne tani do të europianizohemi vetë është shaka, që mund ta bëjnë vetëm shakaxhinjtë e integrimit!

Previous Post

Scholz thotë që Serbia s’hyn në BE pa e njohur Kosovën (VIDEO)

Next Post

Gërvalla takohet me Blinken, flasin për sigurinë në Ballkan

albnews

albnews

Related Posts

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë
Uncategorized

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë

12 May, 2025
“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet
Uncategorized

“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

8 May, 2025
Aksion policor sërish në Kaçanik lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika
Uncategorized

Aksion policor sërish në Kaçanik lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika

25 April, 2025
Next Post
Gërvalla takohet me Blinken, flasin për sigurinë në Ballkan

Gërvalla takohet me Blinken, flasin për sigurinë në Ballkan

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

12 May, 2025
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4690 shares
    Share 1876 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2387 shares
    Share 955 Tweet 597
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM