Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ku një shqiptar ka goditur me thikë 29 herë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.
“The Mirror” shkruan se autor është Zef Gjoni, 28 vjeç, i cili tentoi të vrasë Denisa Fulin duke e plagosur me thikë dhe duke tentuar ta mbysë me jorgan.
Një gjykatë u tha se Gjoni, i ka shkaktuar plagë që i rrezikuan jetën gruas së tij. Gjykata e Croydon Crown vendosi që shqiptari të dënohet me 19 vite burg.
Prokuroria tha se Gjoni e goditi vazhdimisht Fulin me dy thika nga kuzhina, duke mbajtur nga një në secilën prej duarve të tij, përpara se të tentonte ta mbyste me jorgan, teksa thërriste “A nuk ke vdekur akoma”.