Gjiko i drejtohet Elita Rudit: Sfidat e jetës shkojnë e vijnë, e ty të kam gjithmonë në krahun tim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e djeshme (e martë) ka festuar ditëlindjen moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi.

Ajo ka kremtuar këtë përvjetor të lindjes në Turqi së bashku me partnerin e saj, Gjikon si dhe fëmijët e tyre.

Ndërkohë që sollën imazhe e video të ndryshme, një dedikim i veçantë nuk mungoi sërish nga reperi pejan.

Ky i fundit në një mënyrë tregoi se Elita qëndron gjithnjë në krahun e tij, pavarësisht sfidave të jetës.

“Sfidat e jetës shkojnë e vijnë e ty të kam gjithmonë në krahun tim”, ka shkruar 30-vjeçari.

 “Urime ditëlindja dashuri të paçim gjithmonë”, vijon postimi i krijuesit të hitit “Gjoni”.

Çifti vlen të thuhet se janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë bashkë dy fëmijë: Zërin dhe Botën.

Share This Article