SHBA shpall non grata ish-Presidentin e Paraguait

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në listën e zezë ish-Presidentin e Paraguait, Horacio Cartes, për “korrupsion domethënës” dhe “bllokim të hetimeve” ndërshtetërore.

“Ish-Presdienti Cartes pengoi një hetim madhor ndërkombëtar për krimin e organizuar për të mbrojtur veten dhe të njohurit e tij kriminelë”, thuhet në deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. “Këto veprime kanë konfirmuar përfshirjen e Cartes me organizatat e huaja terroriste dhe grupe të tjera të futura në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara”.

Cartes i hodhi poshtë akuzat. Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ishin të pabazuara dhe të padrejta.

66-vjeçari është pronar i një kompanie duhani dhe një perandorie të shitjes me pakicë, ndërsa drejtoi vendin amerikano-jugor në periudhën 2013-2018. Cartes besohet se është një prej më të pasurve në Paraguai dhe shihej si kandidati më i mundshëm për të fituar zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në dhjetor. Në listën e zezë janë futur edhe tre fëmijët e tij.

Në fillim të vitit ish-Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Arnaldo Giuzzio, akuzoi Cartes për kontrabandë cigaresh në Brazil duke përdorur kanalet e trafikut të drogës si dhe për pastrim parash dhe pasurim të paligjshëm, akuza që në atë kohë u hodhën poshtë.

Share This Article