Greva e tyre përshkruhet si më e madhja e këtij viti, me 115 mijë anëtarë që marrin pjesë dhe ajo do të vazhdojë më 31 gusht, si dhe më 8 dhe 9 shtator
Punonjësit e postës në Mbretërinë e Bashkuar kanë nisur një grevë masive mes mosmarrëveshjeve të vazhdueshme për rritjen e pagave dhe kushtet e punës, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarët e Sindikatës së Punëtorëve të Komunikimit (CWU) organizuan një grevë masive pasi refuzuan ofertën e kompanisë së shërbimit postar ‘Royal Mail’.
“Mosmarrëveshja e pagave nuk është e komplikuar. Anëtarët tanë po bëjnë grevë për rritje pagash që adreson plotësisht koston aktuale të jetesës. Anëtarët tanë kanë nevojë për të, anëtarët tanë e meritojnë. Kompania mund ta përballojë atë”, theksuan nga CWU.
Një shumicë dërrmuese e punonjësve të postës, pjesë të CWU-së, votuan për të nisur veprime industriale.
Greva e tyre përshkruhet si më e madhja e këtij viti, me 115 mijë anëtarë që marrin pjesë dhe ajo do të vazhdojë më 31 gusht, si dhe më 8 dhe 9 shtator.
“Është greva më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2009. Gjithashtu ndoshta është mandati më i madh që çdo sindikatë ka pasur ndonjëherë. Anëtarët tanë janë vërtet të zemëruar dhe ata e kanë humbur të gjithë besimin në udhëheqjen e kompanisë”, tha për ‘Sky News’ sekretari i përgjithshëm i CWU-së, Dave Ward.
Ai akuzoi kompaninë ‘Royal Mail’ se është jashtë kontaktit me realitetin.
“Kompania vitin e kaluar bëri 750 milionë funte (887 milionë dollarë) fitim, respektivisht fitime rekord për ‘Royal Mail’. Ata zgjodhën të dhurojnë mbi 400 milionë funte për aksionarët. Ata e shpërblyen veten me bonuse rekord, me sa duket për arritjen e të gjitha objektivave të tyre financiare. Dhe më pas, ata vendosin një rritje pagash prej 2 për qind për fuqinë punëtore dhe kundër inflacionit në rritje, faturave të energjisë që rriten. Njerëzit thjesht nuk do ta pranojnë këtë”, tha Ward.
Punonjësit e postës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ngritën piketa në vende të ndryshme, me fotografi dhe video që qarkullojnë në mediat sociale me hashtagun “#StandByYourPost”.
Qytetarët gjithashtu kanë dalë në mbështetje të grevës duke refuzuar çdo dërgesë postare në vazhdim nga ‘Royal Mail’ dhe kompanitë e lidhura me të.
“Mendoj se ajo është me të vërtet turp këtu është se ky është një grup punëtorësh në Mbretërinë e Bashkuar që ne do të argumentonim se janë një nga shtyllat e fundit të mbetura të shoqërisë sonë. Ata janë pjesë e strukturës sociale të Mbretërisë së Bashkuar. Ata kanë një marrëdhënie fantastike me klientët, që është pasuria më e madhe e kompanisë dhe është e pabesueshme që kompania ka zgjedhur t’i trajtojë anëtarët tanë në këtë mënyrë”, tha Ward.
Greva postare është e fundit në një numër në rritje të protestave nga punëtorët nëpër sektorë të ndryshëm në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë median, transportin dhe kujdesin shëndetësor, të cilët kërkojnë paga më të mira mes një krize në rritje të kostos së jetesës.