Shqipëria ndërpret marrëdhëniet me Iranin, eksperti i sigurisë: Jemi gati në një shpallje lufte

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria, vend i NATO-s me efekt të menjëhershëm ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin të mërkurën (07.09). Këtë  e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.

Ai e argumentoi këtë vendim të qeverisë shqiptare me “prova të pakundërshtueshme”, sipas të cilave pas sulmeve masive kibernetike më 15 korrik ndaj institucioneve shqiptare fshihet Irani. Këto sulme kanë synuar që të paralizojnë institucionet shtetërore të Shqipërisë.

Edhe SHBA konkludon se përgjegjës për sulmin kiberbetik ndaj Shqipërisë është Irani. Shtëpia e Bardhë në një reagim të saj e quan përgjegjës Teheranin për këtë sulm kibernetik kundër një aleati të NATO-s.

Fabian Zhilla,  Pedagog dhe Ekspert Sigurie, u shpreh se Shqipëria është gati në shpallje lufte me Iranin.

Sipas tij ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, do të thotë që ka ngelur vetëm sa të themi që u kemi shpallur luftë. Ai ka shtuar që sulmi ka ardhur për të penguar ceremoninë e Samitit të muxhahedinëve të MEK.

“Irani është fuqia e 4 në botë për fuqinë kibernetike. Ka ekipet e saj të sponsorizuara. Sulmi u bë për të treguar që të mos lejohet festa e MEK.

Ne jemi gati në një shpallje lufte me Iranin. Ka ngelur vetëm sa ta themi.” tha eksperti, Zhilla.

Share This Article