ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 7 hours ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 8 hours ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 8 hours ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 8 hours ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ilir Meta: Unë “Luani i Venecias” nuk i trembem Venecias

albnews by albnews
28 September, 2019
in Albania
0
Meta tregon se kur do largohet nga Presidenca
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Ilir Meta është i bindur që ka mbrojtur Kushtetuten dhe pluralizmin politik me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Në një intervistë ekskluzive për Ora News Kreu i Shtetit duke e simbolizur vetën me çmimin ndërkombëtar “Luani i Venecias”, shprehet se pavarësisht opinionit të 11 tetorit të Venecias ai do të qëndrojë në detyrë deri me 24 Korrik të 2022.

Presidenca ka ngritur pikëpyetje mbi draftin e Venezias, pasi edhe pse u publikua të premten, dokumenti mban datën 29 Shtator. Prandaj para se institucioni i Kreut të Shtetit të mbajë një qendrim do të qartësohet më parë për këtë draft.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Intervista u dha për gazetarin e Ora News Elio Laze në qytetin e Krujës ku kreu i shtetit ndodhej me rastin e festës së Ashures. 

Intervista

Ora News: Zoti President sot erdhët në Krujë për festën e ashurës. Një mesazh?

Ilir Meta: Është një ditë e mrekullueshme sepse lidhet edhe me ditën e turizmit dhe ku ka një vend më të përsosur dhe me harmoni sa i takon turizmit natyror, historik dhe kulturor të besimeve sesa Kruja. Aq më tepër që sot është edhe dita e ashures dhe patëm kënaqësinë dhe privilegjin me kryegjyshin botëror për ta festuar sëbashku edhe me komunitetin e mrekullueshëm të Krujës.

Ora News: Përveç festës së ashures dhe mesazhit që ju dhatë kemi interes t’ju pyesim edhe për çështjen e ditës që është opinioni i Komisionit të Venecias. Në fakt duhet të dilte nesër,  ka rrjedhur në shtyp që dje, keni një koment?
Ilir Meta: Kam zero koment për këtë çështje sepse e kam shteruar me kohë edhe si president, por edhe si institucion mbrojtjen e shkëlqyer dhe parimore të Kushtetutës, pluralizmit politik, të drejtës së zgjedhjes sipas vetë Këshillit të Europës, Konventes Europaine të të drejtave të Njeriut, sipas detyrimeve të pashmangshme që burojnë nga marrëveshja e Shqipërisë me BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, edhe sipas vetë vendimit të qartë që ka marrë Gjykata e Strasburgut për të sqaruar se zgjedhje nuk do të thotë procedurë dhe proces mekanik votimi, pra pa alternativë, por do të thotë mundësi për të ndikuar, për të zgjedhur, zgjedhje në kuptimin substancial. Jemi të qartë për këtë çështje dhe lidhur me idenë e një drafti që ka rrjedhur është gjëja më e parëndësishme.

Kur stafi ynë do të qartësohet se cili është drafti, i cilës datë është, apo do të vijë siç qarkulloi me data të ndryshme, përsëri përgjigja e institucionit të Presidentit do të jetë publike dhe për këtë draft dhe do të jetë në dispozicion të qytetarëve, të të gjithë partnerëve ndërkombëtarë dhe në dispozicion  të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias. Por nuk ka asnjë shqetësim. Shqetësimi zero. Presidenti i Republikës ka kam bërë zero shkelje të Kushtetutës dhe ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer të Kushtetutës dhe të pluralizmit politik.

Ora News:  A i trembet Venecias kreu i shtetit?

Ilir Meta qesh: Si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias të paktën për këtë vit. Të jeni të sigurtë se Luani i Artë i Venecias për këtë vit do të jetë siç e ka mbajtur premtimin deri më 24 korrik.

Ora News: Vazhdoni ti qëndroni kësaj date?

Ilir Meta: Kjo është një gjë ka përfunduar. Askush të mos lodhet dhe të mos merret me datën 11. Nuk ekziston data 11.  Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin krizën, ta thellojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera. Për presidentin Meta ka vetëm një datë të rëndësishme, data 18, në mënyrë që Shqipëria të ketë mundësi të çelë ecë drejt çeljes së negociatave dhe të plotësojë të gjitha detyrimet që janë të qarta dhe qënuk duhet të shtohen më. Apeli im është që të gjithë të përqëndrohen në zgjidhjen e krizës dhe të marrin shembull nga presidenti në respektimin e Kushtetutës dhe parimeve të saj të cilat janë të shenjta për mua.

Çmimi “Luani i Arteë

Më 13 korrik 2019 Presidenti Ilir Meta u vlerësua në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result