Bashkimi Europian: I përket Londrës të zgjidhë pikat problematike për Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Europian ka pyetje lidhur me planin e Boris Johnson për Brexit dhe i përket Britanisë së Madhe t’u përgjigjet këtyre pikave problematike, deklaroi sot një zëdhënëse e Komisionit Europian.

“Siç kemi thënë, ka pika problematike tek propozimet e Britanisë së Madhe dhe mbetet punë për të bërë. Por, kjo punë duhet bërë nga Britania e Madhe dhe jo anasjelltas”, theksoi Natasha Bertaud në një konferencë shtypi të ekzekutivit europian.

“Ju kujtoj se është Britania e Madhe që po lë Bashkimin Europian dhe jo Bashkimi Europian që lë Britaninë e Madhe dhe ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të garantuar që dalja të bëhet në mënyrë të rregullt”, nënvizoi ajo.

“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në mënyrë konstruktive me homologët tanë”, shtoi ajo.

Kryeministri britanik, Boris Johnson prezantoi dje planin për Brexit, i pritur me rezerva nga europianët./ATSH/

Share This Article