Vuçiç: Furnizimi i Kosovës me dronë do të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë intervistës së tij për TV Pink nga Azerbajxhani, ka folur edhe për marrëdhëniet mes Serbisë e Turqisë.

Ai ka thënë se furnizimi i Turqisë me dronë “Bayraktar” për Kosovën do të ndikojë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë.

“Kur turqit thonë se do t’i japin dronët më të mirë Prishtinës, edhe pse ne e respektojmë presidentin Erdogan, sigurisht që do të ndikojë në marrëdhëniet tona”, ka thënë ai shkruan media serbe Danas.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se nga muaji maj Serbia do të furnizohet me dronë dhe avionë të tjerë.

“Në të njëjtën kohë, ata nuk kanë të drejtë t’i armatosin, sipas ligjit ndërkombëtar. Deri në maj, ne do të jemi në gjendje të mburremi me disa dronë më të fuqishëm dhe avionë të tjerë. Natyrisht që na duhet, sepse pa të do të na gëlltitnin”, shtoi Vuqiç.

Share This Article