Hoteli historik i Britanisë, University Arms, ka lançuar një komoditet të ri: aksesin te një asistent librash.
E vendosur në zemër të Kembrixhit, University Arms u hap në 1837 si hoteli i parë i zonës. Në vitin 2014, ai u mbyll për t’iu nënshtruar një transformimi prej 96 milionë dollarësh, duke u rihapur katër vjet më vonë si një hotel luksoz me 189 dhoma.
Por me mbi 200 tituj në bibliotekën historike në Hotelin Arms University të Kembrixhit, mund t’ju duhet ndihma e një eksperti për të zgjedhur se çfarë të lexoni gjatë pushimeve tuaja.
Librat dhe gjithçka letrare janë një traditë, natyrisht, në këtë qytet universitar me famë botërore, i cili daton në mesjetë dhe tërhoqi më shumë se 8 milionë vizitorë në vit para pandemisë.
Në University Arms, leximi ka qenë gjithashtu një pjesë kryesore e hotelit.
Hapësirat e hotelit e pasqyrojnë këtë. 10 suitat që kanë marrë emrin e një studenti të Universitetit të Kembrixhit, si Christopher Marloë, kanë veprat e tij, plus libra shtesë të frymëzuar prej tyre. Bilbioteka ekziston për 177 vjet, që nga fillimi i hotelit. Por pas rinovimit, ajo po përdorej kryesisht si një zgjatim i zonës së barit dhe restorantit të sapohapur.
“Është një hapësirë e mrekullueshme. Ka shumë atmosferë—thjesht dukej sikur nuk po përdorej mjaftueshëm si bibliotekë dhe ne kemi gjithë këta libra që thuajse mbetën të papërdorur. E megjithatë ne patëm shumë të ftuar që vinin tek ne dhe thoshin: ‘A mund ta marr këtë libër në dhomë, a mund ta lexoj, a mund ta kthej më vonë?’. Interesi ishte aty nga të ftuarit që qëndruan për netë të shumta”, thotë Margherita Zeviani, menaxhere e pritjes në University Arms,
Dhe kështu lindi ideja për të për të vendosur një ndihmës për të zgjedhur librat në hotel.