Një fermer nga Uganda i cili ka 102 fëmijë nga 12 gra dhe 568 nipër e mbesa ka vendosur më në fund që të mos e zgjerojë më familjen e tij.
67-vjetari Musa Hasahya, sipas raportimeve, tashmë u ka kërkuar grave të tij që të përdorin kontraceptivë pasi nuk kanë më mundësi që të sigurojnë ushqim për të gjithë anëtarët e familjes.
“Të ardhurat kanë vijuar që të ulen me kalimin e viteve për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe familja ime ka vijuar të rritet,” u shpreh ai.
Hasahya dhe familja e tij jetojnë në Lusaka të Ugandës ku poligamia është e ligjshme. Ai është shprehur se të gjitha gratë e tij jetojnë në të njëjtën banesë në mënyrë që ai të ketë mundësi t’i monitorojë dhe që të mos i lejojë të kenë kontakte me meshkuj të tjerë.
Më e vogla nga gratë e tij, Zulaika e cila ka 11 fëmijë u shpreh: Nuk do të bëj më fëmijë. Jemi keq me financat kështu që kam nisur të marr kontraceptivë.
Një e treta e fëmijëve të Hasayha-s, që janë nga 6 deri në 51 vjeç jetojnë me të në fermë. Djali i tij më i madh është 21 vite më i madh se gruaja e tij më e re.