ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 1 hour ago
“The King” 3 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 3 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 3 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Minishengeni, Rama: Nëse Serbia do të vendoste veto për Kosovën, unë nuk do të isha këtu

albnews by albnews
10 October, 2019
in Albania
0
Mungesa e Kosovës dhe Malit të Zi, Rama: Askush nuk është i përjashtuar, i presim në takimin tjetër
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Serbia nuk ka vënë asnjë veto për Kosovën, përndryshe unë nuk do të isha këtu duke shtrënguar duart”, deklaroi sot në Novi Sad, Kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për gazetaren, Marsela Karapanço, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët me Presidentin e Serbisë, Alekasandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për Minishengenin në Ballkanin Perëndimor, Kryeministri Rama theksoi se në takimin e 10 nëntorit në Ohër do të jenë të ftuar të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

“Do të jetë një proces i vazhdueshëm konkretizimi. Thjesht, duhen vënë në jetë gjëra që janë thënë dhe janë stërthënë në të gjitha tryezat e procesit të Berlinit, në të gjitha takimet e përbashkëta të vendeve të rajonit. Koha nuk pret. Njerëzit me të drejtë kërkojnë shumë më tepër dhe për të bërë shumë më tepër nuk jemi të mjaftueshëm si zona dhe si tregje dhe patjetër që duhet t’i krijojmë hapësirë lirie njerëzve tanë”, nënvizoi Rama.

I pyetur nëse janë konsultuar me Kosovën përpara se të vinin këtu dhe pse Kosova nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshje, Kryeministri Rama tha se “ishte një takim i organizuar në këtë format për të çelur një proces ku nuk diskutohet se gjithë përfshirja është shumë e rëndësishme. Ajo çfarë kemi folur e stërfolur për hapjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë pa dy palë kontrolle, vjen dhe bëhet realitet me këtë proces të ri. Bazuar në këtë dakordësi nuk do të ketë më mundësi të buçasë menjëherë thirrja: “Edi Rama po synon Shqipërinë e madhe” apo “një axhendë alternative po triumfon me një plan B, C, D”. Jo, është momenti për t’i bërë të gjitha dhe besoj se kemi nevojë vetëm për një vullnet të fortë dhe një bashkërendim të veprimeve”.

Lidhur me pyetjen nëse deri më 10 nëntor do të ketë një ftesë publikë për Kosovën, Rama u shpreh se “Kryeministri Zaev e tha se në takimin e Ohrit do të ftohen të gjithë. Padiskutim, çfarë është shkruar në deklaratë është më shumë, me gjithë respektin për njëri-tjetrin, sepse është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e konfirmuar nga tre palët. Serbia nuk ka vënë asnjë veto për këtë. Përndryshe, unë nuk do të isha këtu dhe nuk do të ishim duke shtrënguar duart. Për mua dhe për shqiptarët, kjo është një çështje që nuk negociohet. Kështu që, për sa kohë nuk ka asnjë veto lidhur me këtë, është një kapërcim i madh sepse asnjëherë nuk është folur për lëvizjen e lirë të njerëzve në të gjithë rajonin”.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se “i gjithë ky proces është i dakordësuar gjatë gjithë rrugës së procesit të Berlinit dhe nuk ka absolutisht asgjë të re në aspektin e ndonjë pike konflikti apo ndarjeje. Deklarata titullohet: Për zbatimin e katër lirive të BE në Ballkanin Perëndimor”./ATSh/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result